Përshkrimi i filmit


Dokumentari përcjell një trajner boksi dhe nxënësin e tij prej fillimit deri te sukseset e para. Të dy karakteret janë me origjinë rome nga geto famëkeqe në mes të Budapestit. Misi Sipos (60), një ish-pjesëtar i qarkut të 8të të mafias, derisa po rikuperohej në një spital burgu pas një shkëbim zjarri me një bandë rivale, iu kthye Zotit dhe e la mbrapa të kaluarën e tij kriminale. Si “mision” personal ai e filloi një klub boksi me komunitetin lokal që kishte synim fëmijët nga familjet me probleme, që t’i largojë ata nga krimet dhe t’ua tregojë një alternativë për ardhmërinë e tyre.
Zoli Szabó (21) është njëri nga këta fëmijë. Ai ka bërë boks në ligën amatore nën udhëheqjen e Misit për 6 vite. Zoli jeton në një banesë me një dhomë me babain e tij, njerkën, motrën nga babai dhe të fejuarën e tij që tashmë është shtatëzënë. Pavarësisht moshës së tij të re, ai ka për detyrë të sigurojë bukën për familjen e tij të re. Ai duhet të marrë një vendim të vështirë, sepse ose duhet të bëhet bokser profesionist, që vjen me shumë sakrifica, ose të vazhdojë në hapat e babait të tij gangster.
Filmi tregon rrugëtimin që ata e bëjnë së bashku. Misi si figurë babai bën gjithçka në fuqinë e tij për ta shpëtuar Zolin nga gabimet që i kishte bërë në të kaluarën. Dokumentari i përcjell gjatë rrugëtimit, çdo ditë në situata të jetës reale, duke iu ikur bisedës së drejtpërdrejtë dhe elementeve të tjera formuese të filmave tradicional të bazuar në fakte.